Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka uruar Partinë Demokratike të Kosovës për anëtarësimin në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës.
Përmes një postimi të bërë në Twitter, Rohde ka uruar PDK-në dhe kryetarin e saj, Memli Krasniqin për pranimin si anëtarë të rinjë në ALDE.
“Urime për @PDKzyrtare dhe kryetarin e saj @Memli Krasniqi për pranimin si anëtarët më të rinj në @ALDEParty, Aleancën evropiane të partive liberale”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Partia Demokratike e Kosovës dje është bërë anëtare me të drejta të plota e grupacionit më të madh politik të partive liberale të Evropës, ALDE.
Në mbledhjen e dytë vjetore të Këshillit të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), të mbajtur në Bratislavë të Sllovakisë, anëtarët kanë votuar pa asnjë votë kundër për pranimin e PDK-së.