​Krasniqi: Marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë, shtylla bazë të marrëveshjes

Aktuale

​Krasniqi: Marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë, shtylla bazë të marrëveshjes

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 16:23
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

“ Diskutuam për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit, duke përfshirë procesin zgjedhor të caktuar për fundin e këtij muaji. Ambasadorit Guérot i shpreha mirënjohjen time për Francën për mbështetjen e ofruar në procedurën lidhur me vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kryetari Krasniqi ka ripërsëritur pesë pikat e propozuara nga unë dhe Partia Demokratike e Kosovës për marrëveshjen finale në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

“Ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës sipas rregullimit aktual kushtetues, njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, nisja e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe” si hap i parë, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë – duhet të jenë shtyllat bazë të kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, gjatë këtij takimi pranova urimet e ambasadorit francez për anëtarësimin e PDK-së në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), i cili e konsideron këtë si një hap të rëndësishëm në procesin reformues të nisur nga partia jonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat