Lajçak pas takimit me Kurtin: Është koha e duhur për progres në dialog

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se tani është koha e duhur për progres në dialogun Kosovë-Serbi.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Lajçak tha se biseduan edhe për kthimin e serbëve në institucione.
I pyetur nga gazetarët për afatet kohore për arritjen e marrëveshjes, Lajçak tha kjo varet prej të dyja palëve.