Gjatë ditës së sotme është raportuar nga mediat norvegjeze për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi.
Pak informacione janë dhënë nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, mirëpo dyshimet janë se bëhet fjalë për një qytetar nga Peja, të quajtur Artan Zymberi.
Në lidhje me këtë ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka përmendur vizitën e Vuçiqit në Tiranë e që duhet dikush të i tregoj që dje ai ka vrarë një shqiptar pse kishte tatuazhin e UÇK-së dhe fotografinë e Adem Jasharit, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sot Vuçiq është në Tiranë! Dikush duhet t'ia thotë se dje në burgun e Beogradit ai ka vrarë një shqiptar pse kishte të si tatu në krah emblemën e UÇK-së dhe fotografinë e Adem Jasharit!
Rama nuk ia thotë!