Komisioni Evropian e ka përpiluar një raport ku Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut i kërkon që të vendosin regjim vizash për Kosovën.
Për këtë, në Klan Kosova deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
E njëjta tha se nuk kanë marrë ende asnjë konfirmim zyrtar mbi këtë kërkesë evropiane. Ndonëse, zëvendës kryetarja e komisionit parlamentar për integrime evropiane, në Sytë 7, tha se një veprim i tillë është i papranueshëm me politikat evropiane. Kjo, pasi sipas Kryeziu-Hysenit, e njëjta bie ndeshë me politikat e Procesit të Berlinit, ku parashihet lëvizja e lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Madje, deputetja e Kuvendit, shtoi se në kundërshtim me këtë kërkesë të Komisionit, që ende nuk e kanë të konfirmuar, ishte edhe marrëveshja mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës ditë më parë, që të lëvizet pa viza mes dy shteteve.
Në Samitin e Tiranës, Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, që sipas deputetes së Vetëvendosjes, ajo do t’i paraqes denjësisht të arriturat e shtetit të Kosovës.