Komisioni Evropian pranoi se në raportin vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim të vizave, të publikuar më 5 dhjetor, gabimisht ka vendosur një pasues ku Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi i kërkohej që t’i vendosnin regjimin e vizave Kosovës.
Pas këtij lajmi, ka reaguar Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, i cili ka pretenduar se meritat për këtë gjë i ka Vjosa Osmani, e cila ka biseduar me presidenten e KE-së, Ursula von Der Leyen, në samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë.
“Pas bisedës se sotme te Presidentes Vjosa Osmani me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen gjate samitit BE-Ballkani Perëndimor ne Tirane”, ka shkruar Vela.
Komisioni Evropian, tha se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e saj dhe mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon që regjimi i vizave në Zonën Shchengen të hiqet pa vonesa për kosovarët, raporton REL.