Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka reaguar ndaj Komisionit Evropian.
Këtë reagim ai e bëri pasi KE ka pranuar se gabimisht ua ka tërhequr vërejtjen Malit të Zi dhe Maqedonisë për t’i vënë viza qytetarëve të Kosovës.
Musliu në reagimin e tij në Facebook, thotë se, nëse është kjo e vërtetë mund të ketë ndodnjë insajder rus brenda KE-së.
Ai ka thënë se nuk do të thotë që është rus me nacionalitet, por punon si njeri i inteligjencës ruse.
Postimi i plotë:
Komisioni Evropian paska thënë që "gabimisht ua ka tërhequr vërejtjen Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për t'i vënë viza Kosovës".
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë shikoni nëse e keni ndonjë insajder rus brenda ku krijohen dokumentet, të cilin nuk e keni parë deri tani! Nuk do të thotë se është rus me nacionalitet, por sigurisht punon si njeri i inteligjencës ruse... ndoshta serb, apo përfaqësues i ekstremit të djathtë të ndonjë vendi anëtar... ndoshta francez...😉