Ish-agjenti: Ja kush mban përgjegjësi për sulmin ndaj Sali Berishës

Aktuale

Ish-agjenti: Ja kush mban përgjegjësi për sulmin ndaj Sali Berishës

Nga: N. Sh. Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:24
Sali Berisha

Ish-kryeminsitri shqiptar, Sali Berisha sot është sulmuar gjatë protestës në Tiranë.

Ai është grushtuar nga një person.

Pas kësaj Sali Berisha deklaroi për mediat se personi që e sulmoi është një agjent i policisë kriminale.

Kreu i Partisë Demokratike i qëndron idesë se agresioni i ushtruar ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit është i planifikuar nga Edi Rama.

“Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent me minimale, siç futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, me disa çrregullime, por fakti që zyra e Fugës, shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur,” – u shpreh Berisha.

Për këtë ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë e Edi Rama mban përgjegjësi për këtë sulm.

Më poshtë reagimi i plotë i Naim Miftarit:

Sulmohet simboli që mposhti komunizmin dhe futi Shqipërinë në NATO!

Sulmi fizik kundër dr. Sali Berishës është i orkestruar politikisht dhe jo i rastit,

Nëse sulmuesi është i sëmurë mental si ndodhi e nuk e goditi dikan tjetër nga dhjetëra mijëra prortestus tjerë, por priti z. Berisha për ta përqeshur e ulur publikisht, dhe i biri i xhelatit komunist vëllau i Aleksader Vuçiqit të Serbisë, nëpnunësi i Sarosit, e vëllau i hajnit e tradhtarit të Kosoves Hashim Thaçi që së bashku donin ta ndanin edhe Kosovën është Edvin Kristaq Rama, është dhe mban përgjegjësinë e plotë për pasojat tjera që do të rrjedhi  ma vonë!

z. Sali Berishës i dëshirojmë shërim të shpejtë, edhe pse e dimë fort mirë se doktori nuk është njeri që dorëzohet kurrë para vështirësive e katrahurave!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat