Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti për situatën në veri.
Ajo ka bërë me dije se kryeministri i vendit duhet ta njoftoi opinionin për gjendjen në atë pjesë të vendit, ku gjatë ditës janë dëgjuar disa shpërthime.
Sipas tij, presidenti serb Aleksander Vuçiq nga Tirana po e orkestron situatën në veri.
“Kryeminster Kurti, KU JE? ÇFARË PO NDODHË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS? Në të njëjtën ditë kur po mbahet Samiti i BE-së në Tiranë, nga atje presidenti Vuqiq po orkestron situaten ne pjesen veriore te Kosoves, perderisa kryeministri Kurti eshte jashte çfaredo ndikimi në territorin e shtetit te vet. Mbase Kurti eshte duke shikuar futbollin, aktualisht Spanjen. Nga aty na tregon se Serbia nuk kalon”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në “Facebook”.