Një qytetar nga Bujanovci ka kërcënuar me jetë gazetaren Zana Avdiu duke marr si pretekst deklaratat e saj rreth gjestit të futbollistit Granit Xhaka në ndeshjen Kosovë-Serbi.
Kështu ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook avokati Arianti Koci.
Ai ka publikuar videon me deklaratën e Rexhep Xhemailit nga Bujanovci që thotë se nëse do ta kishte afër Zana Avdiun do t`ia priste kokën.
"Zana Avdiu kërcënohet publikisht me heqje koke prej Rexhep Xhemailit nga Bujanovcit.
“Me e pasë afër, me krye ja prej, me krejt…” po thotë ndërmjet tjerash dhe po vazhdon:
“… herdokurrë kam me e taku ato…”
Në fund, po e përsëritë:
“… une si ta takoj ato, kom me e hjeke. Edhe le t’me denoncoj ne polici, shtet, kudo. Une jam Rexhep Xhemaili nga Bujanovci”
Çka po thoni, a me e lajmeru rastin në polici, apo po presim derisa dikush t’a realizon kërcënimin?", ka shkruar Koci në Facebook, ku ka publikuar edhe videon të cilën më pas e ka fshirë.
"Për mos me e shqetësu një pjesë të opinionit publik, videon ku kërcënohet seriozisht dhe publikisht Zana, e hoqa.
Policia e ka videon.
E ju kërcënues aktual e potencial, besoj që e keni kuptuar që nuk frikësohem.
Çdo kërcënim do t’a raportoj!", ka përfunduar ai.