Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve për shëpërthime në veri.
Krasniqi ka thënë se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës.
Sipas tij, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri flet për zhvillimet në Ukrainë e Kinë.
“Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës! Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë: