Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, është shprehur se Italia ka qënë gjithmonë në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Në një intervistë për mediat, ajo u shpreh se ka folur edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me çështjen e Kosovës.
“Për Italinë, Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm. Tregon bashkëpunimin që Italia ka me këto vende.
Kam folur eshte për çështjen e Kosovës, kam folur edhe më presidentin serb. Ballkani perëndimor është edhe një çështje për sigurinë e Bashkimit Europian.
Nuk kam parë kundërshti të mëdha për integrimin e Shqipërisë në BE.
Integrimi i Ballkanit perëndimor është çështje strategjike”, tha Meloni.