Kandidati për kryetar në Mitrovicën e Veriut nga Iniciativa Qytetare, Betim Osmani, vlerëson se shpërthimet që ndodhën në veri të vendit dhe thyerja e zyrave të KQZ-së aty është presion që po i bëhet qytetareve serbë nga vetë institucionet e Beogradit dhe nga disa persona që sipas tij janë shumë të njohur për institucionet e sigurisë së Kosovës.
Sipas tij, nëse secili institucion e bën punën e vet, beson që nuk do të ketë ndonjë problem.
“Unë besoj në institucione, andaj nuk besoj që do të ketë ndonjë problem për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Besoj në institucione. Ato janë kompetente dhe thirrën në realizimin e zgjedhjeve kudo në territorin e Kosovës dhe shpresoj dhe besoj në institucionet e Republikës së Kosovës që do t’i organizojnë ashtu siç është më së miri”, deklaroi Osmani.