Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në emisionin “DPT te Fidani” ka folur rreth planit të përditësuar franko-gjerman.
Ai tha se nuk e ka parë këtë plan, ndonëse publikisht ka bërë pyetje për të.
“Nuk e kam parë planin e apdejtum (update-përditësim), sipas informacioneve është dorëzu sot, e kam bo publike pyetjen pse është dasht me u dakordu për planin franko gjerman”, tha ai.
Sipas Abazit, ka pasur pajtueshmëri që ky plan të mos diskutohet në publik.