​Tërhiqet shorti për subjektet politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, ja renditja

Aktuale

​Tërhiqet shorti për subjektet politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, ja renditja

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 06:36 Përditësuar në ora: 09:51 më 07.12.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

​Kjo është renditja e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Numrat që përbënin tërheqjen ishin nga 111 deri në 115.

Nga hedhja e shortit subjektet u renditën si në vijim: Iniciativa Qytetare Mitrovica me numrin 111, Partia Demokratike e Kosovë 112, Lëvizja Vetëvendosje me numrin 115, Partija Kosovskih Srba me numrin 113 dhe kandidatja e pavarur për komunën e Zveçanit, Sladjana Poantovic e cila kandidon me numrin 114.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se pavarësisht sfidave mbeten të përkushtuar për të kryer detyrat e tyre.

Radoniqi tha se angazhimi i KQZ-së për zgjedhje të lira dhe demokratike është i përhershëm.

Pavarësisht sfidave të cilat paraqiten në këtë kohë, KQZ-ja mbetet e përkushtuar për të kryer detyrat e veta dhe në këtë drejtim është edhe kjo ngjarje e sotme. Angazhimi ynë për zgjedhjet e lira dhe demokratike është i përhershëm. Kjo mund të jetë vetëm me një angazhim të përbashkët”, tha ai.

Ai tha se para këtij aktiviteti, KQZ-ja ka miratuar Udhëzuesin për tërheqjen e shkurtër dhe renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, udhëzim ky i cili krijon kushtet e barabarta për të gjitha subjektet dhe transparencën.

Ndryshe, dje në veri të vendit ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe. 

Pavarësisht incideteve, KQZ vazhdon përgatitjet për zgjedhjet në veri: Mbetemi të përkushtuar për të kryer detyrat tona

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se do të vazhdojë përgatitjet për organizmin e zgjedhjet në veri të Kosovës, pavarësisht incidenteve të njëpasnjëshme që ndodhën dje.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Raqdoniqi tha sot se angazhimi i KQZ-së për zgjedhje të lira e demokratike, pavarësisht sfidave me të cilat po përballen mbetet primar.

Pavarësisht sfidave që na paraqiten në këtë kohë, KQZ është e përkushtuar për të kryer detyrat e veta. Angazhimi ynë për zgjedhje të lira e demokratike është i përhershëm. Kjo mund të arrihet vetëm me një angazhim të përbashkët”, tha ai gjatë tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike në zgjedhjet në veri.

Pasditen e së martës, incidente të njëpasnjëshme ndodhën Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

Policia tha se persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar, dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës.

Një granatë dore, e cila ishte hedhur në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut është tërhequr nga ekipet e KFOR e më pas është shpërthyer në një ambient i cili nuk paraqet rrezik për qytetarët.

Zyra e KKZ-së në veri të Mitrovicës është demoluar dhe është jashtë funksionit.

Sot tërhiqet shorti për zgjedhje në komunat në veri të Kosovës

Sot në Komisionin Qendrorë Zgjedhor (KQZ) do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet në veri të vendit.

KQZ ka njoftuar se sot (e mërkurë) në orën 09:00 organizohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat