Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka reaguar pas sulmeve në veri, duke thënë se aktet e frikësimit janë shqetësuese, dhe se dialogu është rruga për të vazhduar para.
“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga përpara”, ka shkruar Guerot në një postim të bërë në Twitter.
Gjithashtu ambasadori i Francës në Kosovës ka shpërndarë edhe deklaratën e shefit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, i cili tha se EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
Ai theksoi se çdo protestë duhet të jetë paqësore ka bërë thirrje për përmbajtje.
The acts of intimidation are very concerning. Dialogue is the way forward. https://t.co/zDrl9qGvY4
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) December 7, 2022