Bislimi nesër në Bruksel, BE i publikon dy takime që do t’i ketë atje

Aktuale

Bislimi nesër në Bruksel, BE i publikon dy takime që do t’i ketë atje

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 13:38
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nesër do të jetë në Bruksel ku do të pritet në një takim nga Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Vizita e Bislimit në Bruksel është bërë e ditur nga Komisioni Europian, raporton Gazeta Express.

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Bislimi do të takohet edhe me zëvendëspresidenten e Komisionit Europian, Vĕra Jourová.

Arsyeja e kësaj vizite dhe temat që do të diskutohen në këto takime të Bislimit ende nuk dihen.

Hera e fundit që Bislimi qëndroi në Bruksel ishte për marrëveshjen për targa që u arrit pas tetë orësh takime me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat