Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri.
I ftuar në Pressing, Gashi ka dhënë versionin e tij rreth kësaj çështjeje, duke shtuar se kryeministri Kurti duhet të provojë ta shtrijë sovranitetin në veri.
Në të kundërtën, siç vazhdoi Gashi, duhet të dorëzohemi dhe të tërhiqemi.
Madje, ka thënë se vet ai 'do ta ngrejë zhag' Albin Kurtim dhe do ta sjellë në studio për ta pyetur lidhur me këtë.
"Ne duhet të tentojmë të shtrijmë sovranitetin në veri. Duhet të provojmë. Nëse nuk mundemi, atëherë unë do ta "ngrejë zhag" Kurtin dhe do ta sjellë në studio, për ta dëgjuar duke thënë: nuk mundemi, dorëzohem. Por, ama, le të provojmë, ani pse unë mendoj se duhet të provojmë ndryshe", ka thënë Gashi, duke deklaruar se metodën që do ta përdorte për këtë qëllim është duke i bindur serbët e veriut me atë se si i integruan ata të jugut.
Kuptohet, këtu pati reagime, duke thënë se serbët e veriut të Republikës së Kosovës nuk do ta pranojnë këtë çështje.