Analisti zbulon arsyen e fortë pse Vuçiq erdhi në Samitin e Tiranës

Aktuale

Analisti zbulon arsyen e fortë pse Vuçiq erdhi në Samitin e Tiranës

Nga: A.ZH Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 15:11
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Opinionisti Sulejman Mehazi, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, refuzoi fillimisht pjesëmarrjen në Samitin e Tiranës, për shkak të flamurit të Kosovës.

Ai ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama, për “të mos ia prishur qejfin vëllait të Ballkanit të hapur”, i eliminoi flamujt e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor së bashku me flamurin e Shqipërisë, përcjell Bota sot.

“Rama i premtoi Vuçiqit se në Samitin e Tiranës për shkak të flamurit të Kosovës do t’i eliminojë të gjitha flamujt e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Tani e kuptuam se pse kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, në fillim refuzoi ardhjen e më vonë u pajtua të marrë pjesë në Samitin e BE-së në Tiranë.

Vuçiqi në fillim refuzoi ardhjen në Samitin e BE-së në Tiranë për shkak flamurit të Kosovës, e kur Edi Rama i premtoi se jo vetëm i Kosovës, por asnjë flamur i shteteve ballkanike nuk do ketë gjatë Samitit tē BE-së.

Dhe ç"bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama?, që mos t'ia prish qejfin vëllait të Ballkanit të hapur, Vuçiqit, gjatë Samitit në Tiranë eliminoi të gjitha flamujt e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor së bashku me flamurin e Shqipërisë”, ka thënë Mehazi në një reagim të dërguar në “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat