Gazetari Xhevdet Pozhari po fajëson qeveritë e kaluara për situatën në veri, duke e publikuar edhe një foto të një ish-ministri.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka publikuar një foto të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
“Qe një prej ish ministrave të Punëve të Brendshme nga pushtetet e kaluara. Mandej pse është në veri kjo gjendje? Pse, a thu?!” – ka shkruar ai.
Ndërkaq, në veri pati tensione sërish pasditen e së martës. Siç u tha grupe kriminale në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut e penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.
Fillimisht u dëmtuan zyrat e KQZ-së në Mitrovicë të Veriut e pastaj u dëgjuan për disa herë krisma e granta, për të cilat zyrtarë të Policisë së Kosovës deklaruan se ishin prodhim jugosllav.