Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka shkuar për dënimin që FIFA mori sot kundër Serbisë.
“Nuk ka dorëzim”, ishte motoja në flamurin serb, që sipas Krasniqit është parulla e Vuçiqit dhe e ekstremistëve në veriun e Kosovës.
Ai thotë se tek ne njerëzit u morën me gjestin e Granit Xhakës, ndërsa nuk u morën me provokimin e Serbisë.
Ai ka publikuar edhe një fotografi të një futbollisti serb, gjesti i të cilit sipas Krasniqit ishte drejtuar për shqiptarët.
Postimi i plotë:
FIFA ka dënuar Serbinë me 20.000 franga për flamurin me Serbinë e Madhe, me moton luftënxitëse: “Nuk ka dorëzim”, që në fakt është parulla e Vuçiqit dhe e ekstremistëve në veriun e Kosovës.
Njerëzit te ne u morën me gjestin e Xhakës, ndërsa nuk u morën me provokimin nga Serbia. Sa për gjest të pahijshëm, duhej të mirreshin me këtë gjestin e futbollistit serb, që na drejtohej ne shqiptarëve.