Pas një shpërthimi në Mitrovicën e Veriut saktësisht në Lagjen e Boshnjakëve, Policia e Kosovës konfirmoi edhe një shpërthim tjetër.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti ka dhënë më shumë detaje rreth sulmeve në veri.
Hoti tha se kanë ndodhur dy sulme me shok- bomba në Lagjen e Boshnjakëve, persona të lënduar nuk ka.
“Dy shpërthime kanë ndodhur me shok-bomba, të cilat nuk kanë fuqi për dëme të mëdha. Sulmet kanë ndodhur në dy lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës, por s’ka të lënduar e as dëme materiale, theksoi Hoti.