Zana Avdiu ka qenë një prej emrave më të përmendur ditët e fundit.
Aktivistja kritikoi gjestin e Granit Xhakës në ndeshjen përballë Serbisë, kritikë kjo që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.
Për njërin prej tyre ka reaguar edhe Policia e Kosovës.
Një 22-vjeçar tashmë është arrestuar e është dërguar në mbajtje për 48-orë, vendim ky i Prokurorit.
Kujtojmë se, siç ka thënë avokati i aktivistes, Arianit Koci, klienta e tij ka pranuar afër 11 mijë kërcënime pas deklaratës kundër Xhakës, me ç’rast e gjuajti rrugaçëri gjestin e futbollistit të Arsenalit.