Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në Facebook veprimet e Kurtit i ka cilësuar si të rrezikshme, ku sipas tij po e shtyn nje autonomi për veri.
“Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar "nuk do te kalojë" as nga Kurti e as nga sejmenët e tij!
Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje”, shkroi ndër të tjera Haradinaj, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn nje autonomi për veri.
Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar "nuk do te kalojë" as nga Kurti e as nga sejmenët e tij!
Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje!