Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur pasditen e sotme në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/December/08/auto_318254593_10159370774667759_589592148801801916_n1670511409.jpg)