Arlind Manxhuka, zëdhënës i LVV-së, ka shkruar një status pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur.
Ai ka shkruar se dje është kuptuar se mostrat e rastit të Deharit nuk janë më aty, duke shtuar se nuk dihet kur ka ndodhur një gjë e tillë.
Postimi i plotë:
1. Dje, gjatë ndërrimit të frigoriferëve ku ruhen mostrat është kuptuar që mostrat e rastit të Astrit Deharin nuk janë më aty.
2. Ky proces i ndërrimit nuk ka ndodhur nga tetori 2021. Andaj, aktualisht nuk dihet se kur janë zhdukur realisht këto mostra.