Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, të cilin e njoftoi me prioritetet e ministrisë që ai drejton për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe proceset në të cilat është duke kaluar Kosova.
Ministri Sveçla ka vënë në dukje mbështetjen që ka dhënë Suedia në disa prej proceseve të rëndësishme që ka kaluar Kosova dhe kërkoi përkrahjen e mëtejme për proceset integruese të vendit tonë.
Ndërsa ambasadori Westerlund shprehu gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Suedisë dhe Kosovës.