Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka reaguar për kolonat e shumta, që kanë bllokuar sonte Prishtinën.
Ai ka thënë se kryetari Përparim Rama ka dështuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të evituar trafikun e rënduar në kryeqytet, përcjell Bota sot.
“Më vjen keq Përparim, por qyteti ka dështu. Ndash me kerr, ndash me autobus, ndash me taxi, ndash edhe me kom, ntona anët gropa e lloq. Thuj s’kom zgjidhje, në rregull jena, s’po dini s’kena çka me bo”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.
Kolonat me automjete, u shkaktuar pas bllokimit të një aksi rrugor në qendër të Prishtinës./BS