Njohësi i fushës së sigurisë, Drizan Shala tha se veriu i vendit është duke rrëshqitur në një anarki të plotë.
“Pra është një indikacion që pjesa veriore është duke administruar në mënyrë të fuqishme nga rezoluta 1244, të gjitha kompetencat në fushën e sigurisë i ka marrë KFOR-i. Pjesa veriore, Defakto është duke u rrëshqitur në një anarki të plotë sepse pavarësisht deklarimeve, zyrtarët nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ne nuk kemi autoritete tona në atë pjesë”, tha ai.
Sipas Shalës, në të kaluarën njësitë policisë së Kosovës kanë intervenuar dhe i kanë asgjësuar apo neutralizuar mjetet e tilla eksplozive
“Për herë të parë që nga viti 2011 në pjesën veriore, këtë veprim e ka kryer KFOR-i… Ka një shtim të konsiderueshme të zyrtarëve të KFOR-it në pjesën veriore sepse janë duke monitoruar çdo situatë e cila mund të paraqesë një rrezik të mundshëm të sigurisë së përgjithshme”, shtoi ai.