Politologu Abdullah Sadiku ka thënë se situata në veri është mjaft e rrezikshme.
Sadiku tha se qëllimi kryesor i strukturave kriminale ka të bëjë me destabilizimin e veriut.
“Qëllimi kryesor i strukturave kriminale ka të bëjë me destabilizimin e asaj pjese në veri me qëllim që të tregojnë një farë fuqie. Situata është mjaft e rrezikshme në këto qaste pasi që këta kanë treguar që përdorin edhe mjetet më të këqija të mundshme për ta destabilizuar situatën. Qëllimi i tyre kryesor është friksimi i qytetarëve në veri”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Sadiku beson se Policia e Kosovës së bashku me institucionet e tjera të sigurisë së do të përfundojnë punën siç duhet dhe të arrestohen personat përgjegjës.
“Rreziku është mjaft i madh pasi ata veç janë pjesë e strukturave kriminale në veri. E njohin terrenin mjaft mirë në veri dhe dëshirojnë që ta kthejnë situatën si në të kaluarën që ka qenë. Besojë se Policia jonë bashkë me institucionet e tjera të sigurisë ta kryejnë punën siç duhet dhe të ndodhin arrestimet e personave përgjegjës, në mënyrë që procesi zgjedhor në veri të zhvillohet ashtu siç i takon një shteti demokratik”, përfundoi Sadiku.