Në dy lokacione u hodhën shok bomba në veri të Mitrovicës të mërkurën mbrëma.
Përveç në Lagjën e Boshnjakëve, shpërthime pati edhe në Kodrën e Minatorëve ku iu dëmtua prona e Fadil Mehmetit.
Ai tha të enjten se kur doli jashtë kuptoi se bëhet fjalë për dy shok bomba që sipas tij u hodhën nga një veturë në lëvizje.
Nga shpërthimet ai evakuoi të vegjëlit, ndërsa nga pragu i shtëpisë thotë se s`ka ku të shkojë.
Ai kritikon qeverinë që nuk po u del zot shqiptarëve në veri dhe policinë që në vendngjarje thotë se erdhën gati një orë më vonë.