Eksperti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, ka reaguar pas lajmit se është arrestuar një serb, nën dyshimin se ka dëmtuar varrezat ortodokse në Kllokot.
Ai teksa ka komentuar deklaratën e drejtorit të së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ai po paguhet nga Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin, për ta paraqitur rastin si të fabrikuar.
Musliu ka ftuar organet e drejtësisë, që të punojnë për zbulimin e këtij rasti, përcjell Bota sot.
“Jo një person, por një serb! E ka pranuar vet!
Sepse ka dallim - ky është fabrikim i Serbisë, rast prej rasteve me të cilat diplomacia serbe dhe aho ruse e kanë sulmuar Kosovën në çdo mekanizëm ndërkombëtar.
Shikoni se si ky palaço Petkoviqi dhe mediat serbe që paguhen nga Vuçiqi dhe Putini e kanë paraqitur rastin.
Thërras organet e rendit dhe të drejtësisë që këto raste zbulohen vetëm kur punohet për zbulimin e tyre!”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook./BS