Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë stacionuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit.
Situata aktualisht është e qetë në këtë lagje të Mitrovicës së Veriut.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka marr vendim që një numër më i madh i pjesëtarëve të policisë të dërgohen në veri, si shkak i tensioneve të krijuara gjatë ditëve të fundit ku pati disa shpërthime me granata dore, shok-bomba e gjuajtje me armë.