Vendimin e gjykatës, do ta marrë i akuzuari i parë i Speciales, ish komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa.
Veprimtaria përgjatë këtyre periudhave kohore, sipas Medina Kadriu nga IKD, shpërfaq mosefikasitetin e Speciales.
Si në fazë fillestare, ashtu edhe përgjatë gjykimit, ish-komandant Cali mohoi fajësinë, duke u deklaruar i pafajshëm.
Në rastin e tij morën pjesë 8 viktima, kurse në 52 ditë gjykimi, u dëgjuan 29 dëshmitarë, një pjesë e të cilëve nën masa të anonimitetit.
Në to do të bazohet vendimi i trupit gjykues.
Ndaj tij palët do të kenë mundësi ankese.
Në lartësinë prej 35 vjetësh burgim, ka kërkuar dënim unik Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj Mustafës, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.