E para e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e pyetur nga gazetari në lidhje me kritikat që e njëjta mori pas reagimit për raketat në Poloni, ajo iu drejtua gazetarit se kjo bisedë i tingëlloi sikurse në nivelin e klasës së dytë.
Ajo tha se nuk është e gatshme të merret me lojëra të shkollës fillore.
“Duket se po flasim si ne klasë të dytë kur dikush thotë ouu e the këtë të nxuna të kapa, politika nuk është me te nxanun, po të mos ishte Rusia raketeta s’do shpërthenin, unë nuk jam e gatshme të merrem me lojëra të shkollës fillore…
Jam e sigurt qe mesazhet politike të Kosovës janë të rëndësishme, dhe nëse dikush mendon që duhet të merret me komente të natyrës denigruese, jam dakord sepse secili duhet të bëj punën e tij”, tha Gërvalla