“Regjimi aktual në Serbi mendon dhe vepron si regjimi i [ish-kasapit të Ballkanit Sllobodan] Milosheviq-it që kërkon të imponojë dominimin e Serbisë mbi ish-Jogosllavin”.
Kështu e ka vlerësuar pushtetit në Serbi, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela.
Më tej, Vela ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është duke mbi vlerësuar Serbinë ku sipas Velës, Vuçiq mendon që se po qeveris një shtet të fuqishëm.
“Në fakt po kryeson një shtet xhuxh që humbi 700 mijë qytetarë në 10 vjet”, ka deklaruar Vela teksa ka shtuar se “është koha për një kontroll të realitetit!”