Lajm i mirë, në Kuvend miratohet ligji për paga - opozita vjen me kërkesë për ndryshime

Aktuale

Lajm i mirë, në Kuvend miratohet ligji për paga - opozita vjen me kërkesë për ndryshime

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 06:28 Përditësuar në ora: 11:43 më 09.12.2022
Kuvendi i Republikës së Kosovës

​PDK dënon sulmin ndaj policisë dhe kërkon strategji për largimin e bandave kriminale në veri

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbrwmw nw veri tw vendit mbeti i plagosur një zyrtar policor.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën parlamentare, kërkoi nga Qeveria e Kosovës hartimin e një strategjie për eliminimin dhe largimin e këtyre bandave të cilat e pamundësojnë shtrirjen e sovranitetit tonë në katër komunat në veri të Mitrovicës.

Tahiri: Dënojmë sulmin ndaj policisë

Si Grup Parlament i PDK-së, e dënojmë ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës që ndodhi mbrëmë dhe që rezultoi me plagosjen e një zyrtari policor të Policisë së Kosovës. Policit i dëshirojmë shërbim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejt në vendin e tij të punës. Ky angazhim i Policisë së Kosovës ndodhi si rezultat i dekretimit të datës së zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të ndërmerr hapa sporadik për gjendjen në veri, por të ketë një strategji për të trajtimin e kësaj zone mjaft problematike.

Ai tha se si grup parlamentar janë të shqetësuar për gjendjen në atë pjesë dhe sigurinë e të gjithë atyre qytetarëve në veri.

Tahiri: Kërkohet strategji për largimin e bandave në veri

“E shohim një angazhim të madh të shtetit serb për ta nxjerrë nga kontrolli jonë institucional këtë pjesë të Republikës së Kosovës. Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk duhet të ndërmerr hapa sporadikë. Nuk duhet të bëjë veprime ad-hoc, por duhet të ketë një strategji për të trajtimin e kësaj zone mjaft problematike. Përderisa sulmohen zyrtarët tanë policorë, përderisa sulmohet shteti i Kosovës, ne nuk mund të ndërmarrim hapa sporadikë. Duhet të kemi një strategji për eliminimin dhe largimin e këtyre bandave të cilat e pamundësojnë shtrirjen e sovranitetit tonë në funksionimin e sovranitetit në atë pjesë të Kosovës. Si GP i PDK-së jemi të shqetësuar për gjendjen në atë pjesë dhe sigurinë e të gjithë atyre qytetarëve që janë atje, qofshin ata serbë, shqiptarë, boshnjakë, romë e ashkalinj”, tha ai.

Tahri theksoi po ashtu se Kosovës i duhet një koordinim më i madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

​LVV: Sulmet në veri akte me elemente terroriste

Lëvizja Vetëvendosje i ka quajtur akte me elemente terroriste sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri të Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, tha institucionet e vendit do të fitojnë karshi sulmeve terroriste në veri.

Abrashi: Sulmet në veri akte me elemente terroriste

“Në kohën kur po bëhen përgatitjet që në katër komunat e veriut të organizohen zgjedhjet demokratike për kryetar komunash, institucionet tona janë përballur me sulme të vazhdueshme. Dje në mbrëmje në krye të detyrës zyrtare është plagosur një policë. Të mërkurën në lagjen e boshnjakëve në të cilën jetojnë shqiptarë, boshnjakë dhe serbë u raportuar se janë hedhur dy shok bomba, ndërsa në Mitrovicë të Veriut është hedhur një mjet shpërthyes pranë zyrave të KQZ-së. Gjitha këto akte u bën pas kërcënimeve të vazhdueshme të presidentit të Serbisë dhe zyrtarëve të lartë serbë të përfshirë në aktivitete kriminale me qëllim të ndaljes së çdo lloj përpjekje dhe vendosjes së rendit ligjor dhe kushtetues në veriun e vendit. U vërtetua edhe një herë ajo çka kemi thënë, në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë dhe shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë... Akteve të tilla sikurse këto dje nuk duhet të hezitojmë t’i japim epitetin e vërtet që iu takon, si akte me elemente terroriste, pasi ishin të tilla”, tha ai.

Ai kërkoi nga gjitha partitë politike që të jenë unike para gjuhës së dhunës dhe kërcënimeve ndaj Kosovës.

Abrashi: Duhet të jemi unik para gjuhës së dhunës dhe kërcënimit karshi Kosovës

Të nderuar deputetë të gjithë pa përjashtim duhet t’i dënojmë këto sulme. Para gjuhës së dhunës dhe kërcënimin karshi Kosovës duhet të jemi unik. Nuk guxojmë që me apo pa vetëdije të bëhemi pjesë e agjendave shtet rrënuese të Kosovës”, tha ai.

Berisha, Kurtit: Mos i rreziko policët e as ata zyrtarët e KQZ-së

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, duke diskutuar në Kuvend çështjen e veriut të Kosovës, iu drejtua kryeministrit Kurti duke i thënë se këshillat që i po i merr prej ndërkombëtarëve nuk po i dëgjon deri kur po bëhet dëmi, dhe kërkoi nga ai që të mos i vë në rrezik zyrtarët.

Ai shtoi se kanë dashur t’i tregojnë që kjo gjendje është e jashtëzakonshme, e keqe dhe se mund të vijë deri te kjo që po ndodh sot, dhe se mendon që tash kjo është e pa kthim dhe zhvillimet kanë për të treguar se çka ka për të ndodhur atje.

“Insistimi për ta tensionuar situatën shkon në favor të atyre tjerëve. Mos i rreziko policët e as ata zyrtarët e KQZ-së.

Sot rikthimi i sundimit të ligjit në vend është shumë me rëndësi dhe fillon me stabilizimin e gjendjes në veri.

Çdo tensionim i mëtutjeshëm e ka për qëllim kthimin e Rezolutës 1244. Unë nuk besoj që ju doni me na çu në atë pikë”, tha Berisha.

Deputeti i AAK-së foli edhe lidhur me humbjen e provave në rastin e Astrit Deharit, duke thënë se “nuk mjafton suspendimi i zyrtarëve, ata duhet të arrestohen dhe duhet të ketë dorëheqje emergjente, edhe duam saktë të dimë se çka ka ndodhur me rastin në tërësi”.

Musliu, Kurtit: Uroj që mos të jeni futur në një rrugë pa kry në veriun e Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit.

Ajo është shprehur se ka një lutje dhe një urim për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Musliu u shpreh se uron që qeveria të mos jetë futur siç u shpreh ajo “në një rrugë pa kry në veriun e Kosovës”.

“Sa i përketë gjendje aktuale në veri, unë kam një lutje dhe një urim për kryeministrin.

Lutem çdo ditë dhe uroj që të keni sukses me veprimet e marra atje, sikurse lutem çdo minut dhe uroj që ju mos të  jeni futur në një rrugë pa kry në veriun e Kosovës.

----------------------

Kuvendi i Kosovës edhe sot do të mblidhet në një seancë plenare.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Kuvendi ka në rend ditë edhe këto pika:

 

 

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, formimi i Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zyrtarët publik.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pagat në sektorin publik, votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Konfliktet Administrative, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ekspertët Gjyqësor, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës.

Po ashtu shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike, shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave.

Pastaj, formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave dhe zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat