Mbrëmjen e së enjtes ka ndodhur një incident tjetër në veri të Kosovës, nga i cili një polic është plagosur në krahë gjatë sulmit të armatosur.
Policia e Kosovës kishte njoftuar se njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është dërguar transportuar për t'i ofruar ndihmë mjekësore.
E mediat serbe, vazhdojnë me propagandë ata kanë raportuar sot se në veri ka ndodh bastisje nga ana e njësive speciale të Policisë së Kosovës.
“Në pjesën veriore të Mitrovicës, gjendja është e qetë pas bastisjes së mbrëmshme të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Nuk ka pasur incidente, qytetarët e mbledhur janë shpërndarë, por ka qenë e tensionuar," raporton RTS, transmeton “Bota sot”.
Sipas tyre, "300 forca speciale të Kosovës të shoqëruar nga autoblinda të shumtë, mbrëmë kanë hyrë në pjesën veriore të qytetit nga drejtimi i pjesës jugore të Mitrovicës".
Kujtojmë se, Policia e Kosovës njoftoi për rritjen e prezencës policore në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Por, Qeveria ka njoftuar se atje janë policia e rendit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka sqaruar se atje është vetëm policia e rendit, e jo njësitë speciale.
“Bëhet fjala vetëm për policinë e rendit, jo për ndonjë njësi tjetër”, tha ai për median.