Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka kaluar natën e mbrëmshme me dy gjeneralët e ushtrisë, teksa ka paralajmëruar se mund t’i dërgojë një mijë policë në Kosovë.
Atij për këtë veprim, i ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari. Ky i fundit teksa e ka quajtur “psikopat”, ka thënë se presidenti serb “keq i ka punët”, përcjell Bota sot.
“Dje kish deklaru se don me i dërgu 1.000 policë në Kosovë.
Sot paska postu foto me dy gjeneralët e ushtrisë, me mbishkrimin "Nuk dorëzohemi".
Keq i ka punët ky psikopat! Është mësu krejt luftërat t'u i bo në shtete të tjera, t'u vra fëmijë, gra e pleq.
BE-ja sytë në lesh”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.
Mbrëmjen e së enjtes ka ndodhur një incident tjetër në veri të Kosovës, nga i cili një polic është plagosur në krahë gjatë sulmit të armatosur.