Një polic i Kosovës është lënduar si pasojë e një sulmi që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Serbovc të Zveçanit, bëri të ditur Policia mbrëmë në orët e vona.
Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit “Audi”, ngjyrë hiri, me targa KM.
Polici i Njësisë së Reagimit të Shpejtë është plagosur në krah dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, njoftoi sot QKUK përmes një njoftimi për media.
Polici i plagosur është E. Neziri, teksa media ka publikuar edhe foton e tij.
Ky sulm ka ndodhur pak orë pasi Policia rriti praninë në komunat e veriut.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/December/09/auto_316440110_476588044611444_5030093750611840586_n1670587042.jpg)