Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet kërcënimeve të Serbisë dhe bën thirrjen urgjente

Aktuale

Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet kërcënimeve të Serbisë dhe bën thirrjen urgjente

Nga: A.ZH Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 13:29
Vjosa Osmani në kazermë "Adem Jashari" në Prishtinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur kërcënimeve të zyrtarëve serbë, se janë duke shqyrtuar mundësinë e dërgimit të një mijë ushtarëve në Kosovë.

Presidentja Osmani, ka thënë se në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më as policë dhe as ushtarë të Serbisë, përcjell Bota sot.

Ajo ka kërkuar urgjentisht që të sillen para drejtësisë autorët e sulmeve të fundit në veri të Kosovës, ku u plagos një polic dhe u sulmua një ekip gazetarësh.

Reagimi i plotë:

Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.

Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat