Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, LDK kërkon dorëheqjen e Haxhiut: Në të kundërtën ta shkarkojë Kurti
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po kërkon shkarkimin e dorëheqjes së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pasi konsideron se ajo duhet të marrë përgjegjësi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
Madje për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, dorëheqja apo shkarkimi i ministres Haxhiu tashmë është i vonuar, pasi siç tha ai, nuk mund të ketë hetim të drejtë pa largimin e saj nga ky dikaster.
Manaj: Kërkojmë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu
“LDK vlerëson që zhdukja e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Institutit të Mjekësisë Ligjore që ekziston në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është superskandal...
Ministrja e Drejtësisë është e paaftë të menaxhojë ministrinë dhe e paaftë që të udhëheq sistemin e reformave në sistemin e drejtësisë.
Prandaj, dorëheqja e saj është minimumi i përgjegjësisë në këtë rast dhe në plot raste tjera... Kërkojmë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë”, tha ai.
Manaj në një konferencë për media tha se nuk mjafton vetëm vendosja dhe pezullimi para komisionit disiplinor i zyrtarëve të IML-së.
Ai tha se ky është një veprim me anë të të cilit mundohet të mbulohet përgjegjësia politike dhe institucionale e ministres së Drejtësisë, ku në rast të mos dorëheqjes së saj, ai kërkoi nga kryeministri Kurti që të shkarkojë Haxhiun.
Manaj: Mos dorëheqja ose mos shkarkimi i Haxhiut e bën përgjegjës edhe Kurtin
“Nëse ministrja e Drejtësisë nuk jep dorëheqje brenda ditës së sotme, e ftojmë kërkojmë kryeministrin Kurti që ta shkarkojë atë. Nëse ai nuk e shkarkon, ne e konsiderojmë bashkëpërgjegjës në këtë rast të zhdukjes së mostrave. Ky është momenti që do të tregojë vendosmërinë e kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tj për ta trajtuar me seriozitet dhe për ta zbardhur në plotni rastin e Astrit Deharit. Urojmë që zhdukja e këtyre mostrave të mos ndikojë në ndriçimin e rastit.
Nëse ndodh që zhdukja e këtyre provave të ketë ndikim direkt në ndriçimin e plotë të rastit të Astrit Deharit, atëherë shtrohet pyetja, kujt po i intereson moszbardhja e këtij rasti?...
Në zbardhjen e rastit të Astrit Deharit nuk mund të ketë hetim të drejtë pa dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, shkarkimi i saj tashmë është i vonuar”, tha ai.
Deputeti i LDK-së i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale dhe organeve të rendit që të zbardhin shpejt “këtë rast kriminal të zhdukjes së mostrave dhe të gjithë akterët e involvuar të marrin dënimin e merituar”.
===============================
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas rastit të zhdukjes së mostrave në rastin e Astrit Deharit.
Shkëmb Manaj, nga LDK, e ka paraqitur qëndrimin e partisë për zhdukjen e mostrave në rastin ‘Dehari’, në një konferencë për media.
"LDK-ja konsideron se ky është superskandal dhe tregon gjendjen në të cilën është katandisur drejtësia. Ministrja është e paaftë të udhëheq me këtë sektor, prandaj dorëheqja e saj është minimumi”, tha Manaj.
Ai tutje theksoi se nuk mjafton suspendimi i zyrtarëve dhe si subjekt politik kërkojnë edhe dorëheqjen ose shkarkimin e ministres.
“Nëse ajo nuk jep dorëheqje e ftojmë kryeministrin Albin Kurti ta shkarkojë dhe nëse nuk e shkarkon e konsiderojmë bashkëpërgjegjës për rastin", tha Manaj.
Ai po ashtu tha se LDK-ja i bënë thirrje prokurorisë dhe organeve të rendit që të zbardhin këtë rast dhe të gjithë akterët të marrin dënimin e merituar.