Profesori Enver Bytyçi i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, i cili tha se Jugosllavia ishte më mirë se Bashkimi Evropian në disa mënyra.
Këtë deklaratë Rama e bëri në Bruksel.
Bytyçi thotë se kjo është e tmerrshme kur e thotë një kryeministër i Shqipërisë.
Në fund të reagimit ai thotë se “kur çmendet kreu i ekzekutivit, atëherë atdhe e kom janë në rrezik”.
Postimi i plotë:
“Për ne, Jugosllavia, ku jetonin këta djemtë këtu, ishte një planet i lirisë, ishte Bashkimi Europian, më mirë se Bashkimi Europian në disa mënyra, ma ha mendja”!
Kjo është deklarata e Edi Ramës në Bruksel që ai e mbajti të mërkuren e shkuar!
Zot i Madh! E pabesueshme që ta quash një diktaturë moniste, pavarësisht liberalizmit dhe pragmatizmit të saj, si "planet të lirisë"!
Dhe kur e bën këtë një politikan shqiptar, një kryeministër i Shqipërisë, është akoma më e tmerrshme, sepse ai mohon faktin se Adem Demaçi dhe mijëra shqiptarë të tjerë, deri te Albin Kurti, vuajtën si askush tjetër në burgjet fashiste të kësaj Jugosllavie.
Mohon Goli Otokun e famshëm, ku shqiptarët vdiqën burgjeve. Mohon sakrificat e qindra-mijë shqiptarëve për Kosovën Republikë!
Zgjohuni bashkkombasit e mij! Kur çmendet kreu i ekzekutivit, atëherë atdhe e kombi janë në rrezik!