Haxhi Avdyli e Dimal Basha shikojnë botërorin gjatë seancës, Konjufca ua tërheq vërejtjen

Aktuale

Haxhi Avdyli e Dimal Basha shikojnë botërorin gjatë seancës, Konjufca ua tërheq vërejtjen

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 18:41
Dimal Basha

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohen për Projektligjin për Zyrtarët Publikë dhe Projektligji për Paga.

Por, ky diskutim duket se nuk po iu bën përshtypje deputetëve të Vetëvendosjes.

Në pamjet e publikuara shihet se deputetët e pushtetit e shikojnë ndeshjen e Botërorit që po zhvillohet aktualisht, ajo ndërmjet Kroacisë e Brazilit.

Për këtë veprim vërejtjen deputetëve ua ka tërhequr edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“A bën kah të këqyrni futboll, mos me ba zhurëm”, ka thënë Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat