Bajqinovci: Ligji i Pagave dhe ai për zyrtarët publik kanë rëndësi esenciale

Aktuale

Bajqinovci: Ligji i Pagave dhe ai për zyrtarët publik kanë rëndësi esenciale

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 19:18
Mefail Bajqinofci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka bërë të ditur se janë miratuar dy ligje sot në Kuvendin e Kosovës. Ligji për Zyrtarët Publik dhe Ligji për Paga.

Më tutje ai ka thënë se përmes këtyre dy ligjeve u jepet fund keqpërdorimeve që kanë ndodhur në të kaluarën.

Postimi i plotë:

Sapo e miratuam në leximin e parë në Kuvend të Republikës Ligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin për Paga.

Të dyja këto ligje kanë rëndësi esenciale për sistemin tonë shtetëror.

Përmes këtyre ligjeve u jepet fund paqartësive dhe mundësimeve për keqpërdorime që kanë ndodhur në të kaluarën.

Kësisoj, me këto ligje determinohet saktë e qartë paga për të gjithë punonjësit publikë dhe po ashtu precizohen detyrat e përgjegjësitë e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat