Reagon ambasadori i Kosovës në ShBA, pas kërcënimeve të Serbisë se do t’i dërgojë 1 mijë trupa serbe në Kosovë

Aktuale

Reagon ambasadori i Kosovës në ShBA, pas kërcënimeve të Serbisë se do t’i dërgojë 1 mijë trupa serbe në Kosovë

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 21:22
Ilir Dugolli dhe Biden

Serbia së bashku me grupin famëkeq rus Wagner ka shfaqur zellin që të kthehet në Kosovës, ka thënë Ambasadori i Kosovës në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

“Zelli luftarak dhe luftënxitja e Serbisë është përsëri në shfaqje të plotë ndërsa kërcënojnë të kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Republikën e Kosovës, të cilëve iu bashkua edhe Wagneri po aq famëkeq” kështu i ka vlerësuar kërcënimet Ambasadori i Kosovës në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Ndërsa krerët e Serbisë e kanë kërcënuar Kosovën se ata janë duke shqyrtuar mundësin e dërgimit të 1,000 trupave serbe në Republikën e Kosovës.

Por sipas, kryediplomati kosovar në Uashington këto janë deklaratat luftënxitëse.

Dugolli ka sqaruar se “përpjekjet për t’i portretizuar aksionet kundër krimit si të motivuara etnikisht, janë të tuprshme”.

Grupin famëkeq rus Wagner, kontrollohet nga presidenti rus Vladimir Putin,  është përmendur nga ambasadori Dugolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat