Kjo është gjendja aktuale në veri, pas shpërthimeve të mbrëmshme

Aktuale

Kjo është gjendja aktuale në veri, pas shpërthimeve të mbrëmshme

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 10:54
Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës më 9 dhjetor.

Gjatë natës nuk janë raportuar incidente në veri të vendit dhe aktualisht gjendja është e qetë.

Kështu i tha Radios Evropa e Lirë - drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Në këtë komunë - e banuar me shumicë serbe - mbrëmjen e 9 dhjetorit, tek lagjja Tri Rrokaqiejt, janë dëgjuar shpërthime.

Hoti tha se kjo ka ndodhur me mjet shpërthyes piroteknik, dhe se nuk ka pasur dëme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat