Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, vizitoi Qendrën Ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e luftës hibride, Hybrid CoE, pjesë e së cilës janë 32 shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.
Me anëtarët e sekretariatit të kësaj qendre dhe drejtuesin e saj, Rasmus Hindren, Mehaj diskutoi rreth luftës hibride që po aplikon aktualisht Rusia në shumë drejtime, e nëpërmjet të Serbisë edhe në rajonin e Ballkanit.
Siç informoi ministria, dy delegacionet u dakorduan që të fillojë bashkëpunimi në shkëmbimin e informatave dhe analizimin e kërcënimeve hibride, gjetjen e strategjisë për mbrojtje dhe parandalimin e aktiviteteve të tilla, të cilat cenojnë vlerat demokratike të shteteve.
“Të dyja palët ishin të qëndrimit të njëjtë se duhet angazhim dhe strategji e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e luftë hibride i cili është kërcënimi serioz që duhet mposhtur.”, u bë e ditur në komunikatë.