Ramabaja sulmon Çitakun: U katapultua nga “sfilata e modës” në politikë

Aktuale

Ramabaja sulmon Çitakun: U katapultua nga “sfilata e modës” në politikë

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:41
Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja, analist, por edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një shkrim të gjatë, ku ka komentuar shumë çështje.

I titulluar “Të qeverisësh nën breshërinë e dezinformatave”, Ramabaja ka përmendur me emër Vlora Çitakun, nënkryetare e PDK-së të cilës ia komentoi një deklaratë.

Ai shkroi se nënkryetarja është avokate e “diplomacisë” shqiptare “të urtë e të matur”, që e injorojnë me kokëfortësi dimensionin e shfarosjes nga ana e Serbisë.

“Nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku, javën që lamë pas, përmes një deklarate të publikuara rreth gjendjes në veri, vetëm sa i ka shtuar një dozë perfiditeti këtij qëndrimi. Sipas kësaj logjike një “politikë e zgjuar” duhet të parandalojë fuqimë autoritare siç është Serbia, nga një sjellje edhe më agresive në të ardhmen, gjë që nënkupton se qeveria jonë po e shtyka Kosovën në një përballje të përshkallëzuar në kundrshtim me interesat tona!” – shkroi ai.

Por në vazhdim të komentimit, Ramabaja sulmon zonjën Çitaku si politikane e katapultuar nga “sfilata e modës” në politikë.

“Kjo deklaratë e zonjës Çitaku erdhi pikërisht në momentin kur Beogradi kishte nisur një fushatë dezinformimi që shpërtheu me histerizmin e Vuçiqit ndaj kryeministrit Kurti, kur nuk hezitoi ta cilësoj madje edhe si “llum të terrorizmit”!

Në vokabularin prej fashisti Vuçiqi dhe gjithë aparati propagandistik i Beogradit, gjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë, UÇK e cilësonin organizatë terroriste. Sipas kësaj logjike kryeministri ynë nuk na qenka asgjë më pak a më shumë vetëm se “një mbetje prej terroristi” me ADN-ë e UÇK-së!

Por, si ta kuptojë këtë mesazh një zonjë jona që është katapultuar në politikë nga “sfilatat e modës” dhe “përkthimi simultan”?!” – shkroi tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat