Haradinaj në 74-vjetorin e Deklaratës Universale per të Drejtat e Njeriut: Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut

Aktuale

Haradinaj në 74-vjetorin e Deklaratës Universale per të Drejtat e Njeriut: Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:48
Ramush Haradinaj

Sot është 74 vjetori i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Në këtë ditë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo ditë na kujtonë më së miri NATO-n në krye me miqtë tanë ShBA-të, të cilët dënuan shkeljen e të drejtave ndaj shqiptareve.

“Sot në 74-vjetorin e Deklaratës Universale per të Drejtat e Njeriut, kujtojmë një ndër veprat më madhore të njerëzimit. Gratë dhe burrat që çdo ditë luftuan dhe luftojnë për të drejtat e njeriut janë ndërgjegja e popujve.

Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut, padrejtësi të cilat do të mbeten në histori sa të ekzistojë njerëzimi.

Këto padrejtësi na kujtojnë më së miri NATO-n në krye me miqtë tanë ShBA-të, të cilët dënuan shkeljen e të drejtave ndaj shqiptareve. Janë ata të cilët u kujdesën që këtë deklaratë ne sot ta mishërojmë në Kushtetutë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat